Nga 8 deri më 12 qershor 2026, konsorciumi WE-MIND mori pjesë në Punëtorinë e Bashkë-Dizajnimit për Zhvillimin e Toolkit-it Modular dhe Trajnimin e Trajnerëve, mbajtur në Vjenë dhe organizuar nga Medical University of Vienna (MUW). Kjo punëtori përbën Milestone 4 të Work Package 2 të projektit Erasmus+ CBHE WE-MIND.
Punëtoria pesë-ditore mblodhi së bashku institucionet partnere nga Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina për të punuar në modulet e para të draftit të toolkit-it të shëndetit mendor WE-MIND. Ky toolkit po zhvillohet për të mbështetur institucionet e arsimit të lartë në forcimin e njohurive për shëndetin mendor, trajnimin e stafit akademik dhe administrativ, mbështetjen e studentëve, aktivitetet orientuese dhe integrimin e temave të shëndetit mendor në lëndë të përzgjedhura universitare.
Pjesëmarrësit nga RIT Kosovo ishin: Dr. Albina Balidemaj, Presidente e RIT Kosovo dhe Dekane e Fakultetit; Dr. Linda Ziberi, Koordinatore Kryesore e Projektit WE-MIND dhe Udhëheqëse e Programit Individualized Program; Dr. Mariel Leclere, Profesore Asistente dhe Konsulente për Shëndetin Mendor; Brenda Goldberg, Hulumtuese e WE-MIND dhe staf akademik; dhe Elsa Berbatovci, studente e RIT Kosovo dhe vullnetare e WE-MIND.
Pjesëmarrësit nga International Business College of Mitrovica (IBCM) ishin Dr. Linda Abazi Morina, hulumtuese dhe staf akademik; Dr. Bojan Lalic, hulumtues dhe staf akademik; Ema Kursumlija, staf administrativ; dhe Lenart Salihu, student i IBCM.




Pjesëmarrësit nga Sarajevo School of Science and Technology (SSST) ishin Prof. Rasim Jusufović, hulumtues dhe staf akademik; MSc. Sanela Šehić Bajramović, hulumtuese dhe staf akademik; MSc. Aida Ombašić, hulumtuese, staf akademik dhe administratore; dhe Nudžejma Sarajlić, studente e SSST.
Pjesëmarrësit nga University of Sarajevo (UNSA) ishin Emina Sinanović, Menaxhere e Projektit; Prof. dr. Sibela Zvizdić, hulumtuese dhe staf akademik; Prof. dr. Minka Džanko, hulumtuese dhe staf akademik; dhe Nađa Sarajlić, studente e programit Master në Psikologji në UNSA.
Punëtoria filloi me shqyrtimin e rezultateve të raportit të vlerësimit të nevojave nga Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina, si dhe me prezantimin e procesit të bashkë-dizajnimit. Bazuar në temat e identifikuara në raportin e vlerësimit të nevojave, ekipi i ekspertëve të MUW mbajti ligjërata të shkurtra që udhëhoqën diskutimet në grupe dhe zhvillimin e toolkit-it. Ligjëratat u mbajtën nga Dr. Alexander Kaltenboeck, ekspert i lartë në Psikiatri dhe Mjekësi Psikoterapeutike; Dr. med. univ. Dr. scient. med. Daniel König-Castillo; Marija Boskovic, eksperte e re; Assoc. Prof. Michaela Wagner-Menghin, Departamenti i Psikiatrisë dhe Psikoterapisë, Divizioni Klinik i Psikiatrisë Sociale, dhe Menaxhere e Projektit WE-MIND; Assoc. Prof. PD Dr. Nestor Kapusta nga Departamenti për Psikoanalizë dhe Psikoterapi; dhe Assoc. Prof. Priv.-Doz. Dr. med. univ. Nilufar Mossaheb, MSc, Udhëheqëse e Divizionit Klinik të Psikiatrisë Sociale. Punëtoria u lehtësua nga Dr. Raphaela Kaisler, eksperte në punëtori pjesëmarrëse dhe bashkë-dizajnuese.
Gjatë javës, pjesëmarrësit punuan në grupe institucionale dhe të përziera përmes ligjëratave të shkurtra, diskutimeve, aktiviteteve të bashkë-dizajnimit, sesioneve të punës, prezantimeve me komente dhe planifikimit të zbatimit. Sesionet e punës mbështetën zhvillimin e moduleve të para të draftit të toolkit-it të shëndetit mendor WE-MIND. Pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja institucionale, reflektuan mbi nevojat e studentëve dhe stafit akademik dhe zhvilluan materiale praktike për përdorim të ardhshëm në trajnime, aktivitete orientuese dhe zhvillim të kurrikulave.
Toolkit-i i zhvilluar gjatë punëtorisë në Vjenë do të përdoret në punëtorinë e ardhshme të WE-MIND në Polytechnic Institute of Porto (IPP), të planifikuar për 1-3 korrik 2026, ku partnerët do të fillojnë zhvillimin e platformës shumëgjuhëshe online të shëndetit mendor WE-MIND. Ky toolkitgjithashtu do të mbështesë aktivitetet e Trajnimit të Trajnerëve për stafin akademik, kurset orientuese për studentët e vitit të parë në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe integrimin e temave të shëndetit mendor në lëndë të përzgjedhura universitare.
Punëtoria në Vjenë e zhvendosiprojektin nga faza e vlerësimit të nevojave në fazën e zhvillimit të toolkit-it dhe e përgatiti konsorciumin për fazate ardhshme të zbatimit. Konsorciumi WE-MIND i është mirënjohës Medical University of Vienna për organizimin dhe udhëheqjen e kësaj punëtorie të rëndësishme, e cila krijon bazën për fazat e ardhshme të projektit.











