Përmbledhje e projektit
WE-MIND është një projekt i Erasmus+ për Ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë (CBHE), i cili mbështet universitetet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë në forcimin e shëndetit mendor të studentëve përmes inovacionit digjital dhe arsimit gjithëpërfshirës. Projekti modernizon mënyrën se si edukimi dhe mbështetja për shëndetin mendor përfshihen në jetën universitare, përmes mësimit online, trajnimit të stafit akademik, mentorimit nga bashkëmoshatarët dhe zhvillimit të një platforme digjitale shumëgjuhëshe për shëndetin mendor. Këto aktivitete zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me studentët, profesionistët e shëndetit mendor dhe partnerët nga Bashkimi Evropian.
WE-MIND është në përputhje me strategjinë Global Gateway të Komisionit Evropian, duke forcuar kapacitetet që lidhen me kujdesin shëndetësor, duke avancuar zgjidhjet digjitale dhe duke promovuar arsimin gjithëpërfshirës. Projekti mbështetet në vlerat themelore të Bashkimit Evropian, si dinjiteti njerëzor, liria, barazia dhe gjithëpërfshirja, si dhe në parimet e Shtyllës Evropiane të të Drejtave Sociale, e cila thekson të drejtën për arsim, mundësi të barabarta dhe qasje në mbështetje për shëndetin mendor.
Duke i përfshirë këto parime në praktikat institucionale dhe mjediset e të nxënit, WE-MIND kontribuon në krijimin e sistemeve më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme të arsimit të lartë, si dhe mbështet synimet më të gjera të Bashkimit Evropian për përfshirje sociale dhe barazi në Ballkanin Perëndimor.
Objektivat tona
WE-MIND punon drejt realizimit të gjashtë objektivave të ndërlidhura:
Forcimi i njohurive mbi shëndetin mendor
Mbështetja e studentëve, stafit akademik dhe administrativ përmes përfshirjes së edukimit për shëndetin mendor në procesin mësimor dhe në jetën e përditshme akademike.
Përmirësimi i mbështetjes digjitale për shëndetin mendor
Zgjerimi i qasjes në mbështetje përmes një platforme digjitale shumëgjuhëshe për shëndetin mendor dhe mentorëve studentorë të trajnuar për mbështetje ndërmjet bashkëmoshatarëve.
Avancimi i mësimit digjital dhe inovativ
Zhvillimi i aftësive digjitale dhe praktikave inovative të mësimdhënies, të cilat lidhin mirëqenien e studentëve me transformimin digjital në arsimin e lartë.
Fuqizimi i studentëve dhe udhëheqësve të ardhshëm
Zhvillimi i aftësive për mentorim, mbështetje ndërmjet bashkëmoshatarëve dhe inovacion, të cilat ndihmojnë rritjen personale, vetëbesimin dhe punësueshmërinë e studentëve.
Promovimi i gjithëpërfshirjes dhe barazisë
Zhvillimi i aftësive digjitale dhe praktikave inovative të mësimdhënies, të cilat lidhin mirëqenien e studentëve me transformimin digjital në arsimin e lartë.
Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe me Bashkimin Evropian
Nxitja e shkëmbimit të njohurive, mobilitetit të stafit akademik dhe partneriteteve afatgjata akademike në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.
Duke ndërlidhur shëndetin mendor, innovacion digjital, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin e studentëve, WE-MIND mbështet universitetet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë në përmirësimin e sistemeve të tyre të mbështetjes dhe në krijimin e mjediseve mësimore ku mirëqenia e studentëve dhe suksesi akademik ecin së bashku.
Konsorciumi
WE-MIND zbatohet nga një konsorcium ndërkombëtar dinamik, i udhëhequr nga RIT Kosovo, në bashkëpunim të ngushtë me institucione të arsimit të lartë dhe grupe kërkimore nga Kosova, Bosnja e Hercegovina, Austria, Portugalia dhe Spanja.
Së bashku, partnerët e konsorciumit sjellin ekspertizë në shëndetin mendor, innovacion digjital, reformën e arsimit të lartë, gjithëpërfshirjen dhe menaxhimin e projekteve ndërkombëtare. Të gjithë partnerët janë të përkushtuar për të arritur rezultate me cilësi të lartë, në mënyrë efikase dhe në përputhje të plotë me buxhetin e projektit dhe rregulloret e EACEA.

Disclaimer: Co-funded by the European Union. Views and opinions expressed are however those of the author(s) only and do not necessarily reflect those of the European Union or the European Education and Culture Executive Agency (EACEA). Neither the European Union nor the granting authority can be held responsible for them.






