Brenda Goldberg është gjuhëtare, edukatore, studiuese dhe anëtare e fakultetit ndihmës në RIT Kosovë. Ajo ka një diplomë master në Gjuhësi nga Universiteti i Prishtinës dhe diplome deridiplomike ne Edukim nga Leiden University. ka një sfond akademik ndërdisiplinor në gjuhët dhe kulturën moderne, administrimin e biznesit dhe komunikimin, me studime shtesë në Universitetin e Kembrixhit. Përvoja e saj e gjerë ndërkombëtare e mësimdhënies dhe konsulencës përfshin edukimin e gjuhës dhe letërsisë, zhvillimin e aftësive akademike, qytetarinë dixhitale, edukimin e qëndrueshmërisë, përgjegjësinë sociale dhe mbështetjen për studentët me nevoja të ndryshme arsimore. Brenda WE-MIND, znj. Goldberg shërben si studiuese dhe anëtare e stafit akademik, duke kontribuar me ekspertizën e saj në gjuhën, komunikimin, edukimin dhe angazhimin e studentëve. Roli i saj fokusohet në zhvillimin e kurrikulave për kurset e orientimit të studentëve, integrimin e temave të shëndetit mendor në kurrikulat e katër institucioneve partnere të Ballkanit Perëndimor dhe kontributin në zhvillimin e paketës së mjeteve të projektit për shëndetin mendor dhe platformës digjitale shumëgjuhëshe.