Përmbledhja e projektit

WE-MIND është një projekt Erasmus+ për Ndërtimin e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë (CBHE) që mbështet universitetet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë në forcimin e shëndetit mendor të studentëve përmes inovacionit dixhital dhe arsimit gjithëpërfshirës. Projekti modernizon mënyrën se si njohuritë dhe mbështetja në shëndetin mendor inkorporohen në jetën universitare përmes mësimit online, trajnimit të stafit akademik, mentorimit nga bashkëmoshatarët dhe një platforme dixhitale shumëgjuhëshe për shëndetin mendor, duke punuar ngushtë me studentët, profesionistët e shëndetit mendor dhe BE-në.

WE-MIND përputhet me strategjinë Global Gateway të Komisionit Evropian duke forcuar kapacitetet e lidhura me kujdesin shëndetësor, duke avancuar zgjidhjet digjitale dhe duke promovuar arsimin gjithëpërfshirës. Ajo bazohet në vlerat themelore të Bashkimit Evropian si dinjiteti njerëzor, liria, barazia dhe përfshirja, dhe mbështetet në Pilarin Evropian të të Drejtave Sociale, duke theksuar të drejtën për arsim, mundësi të barabarta dhe qasjen në mbështetje për shëndetin mendor.

Duke i integruar këto parime në praktikat institucionale dhe në mjediset e të nxënit, WE-MIND kontribuon në sisteme të arsimit të lartë më gjithëpërfshirëse dhe më reziliente, si dhe mbështet qëllimet më të gjera të BE-së për përfshirje sociale dhe barazi në Ballkanin Perëndimor.

Objektivat tonë

WE-MIND punon drejt gjashtë objektivave të ndërlidhura:

Forcimi i njohurive mbi shëndetin mendor

Mbështetja e studentëve, pedagogëve dhe stafit duke integruar edukimin për shëndetin mendor në procesin e të nxënit universitar dhe në jetën akademike të përditshme.

Përmirësimi i mbështetjes digjitale për shëndetin mendor

Zgjerimi i aksesit të mbështetjes përmes një platforme dixhitale shumëgjuhëshe për shëndetin mendor dhe mentorëve bashkëmoshatarë studentorë të trajnuar.

Mësim i avancuar digjital dhe inovativ

Ndërtimi i aftësive digjitale dhe praktikave inovative të mësimdhënies që lidhin mirëqenien e studentëve me transformimin digjital në arsimin e lartë.

Fuqizimi i studentëve dhe udhëheqësve të ardhshëm

Zhvillimi i aftësive të mentorimit, mbështetjejes për bashkëmoshatarët dhe inovacioni që mbështesin rritjen personale, vetëbesimin dhe punësueshmërinë e studentëve.

Promovimi i përfshirjes dhe barazisë

Ndërtimi i aftësive digjitale dhe praktikave inovative të mësimdhënies që lidhin mirëqenien e studentëve me transformimin digjital në arsimin e lartë.

Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe të BE-së

Promovimi i ndarjes së njohurive, shkëmbimin e stafit akademik dhe partneritetet akademike afatgjata në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe BE-në.

Duke lidhur shëndetin mendor, inovacionin digjital, përfshirjen dhe zhvillimin e studentëve, WE-MIND mbështet universitetet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë në inovimin e sistemeve të tyre të mbështetjes dhe krijimin e mjediseve të të nxënit ku mirëqenia e studentëve dhe suksesi akademik shkojnë dorë për dore.

Konzorciumi Ynë

WE-MIND zbatohet nga një konsorcium dinamik ndërkombëtar i udhëhequr nga RIT Kosovo, duke punuar në partneritet të ngushtë me institucionet e arsimit të lartë dhe grupet kërkimore në të gjithë Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Austrinë, Portugali dhe Spanjën.

Së bashku, konsorciumi kombinon ekspertizë në shëndetin mendor, inovacionin digjital, reformën e arsimit të lartë, përfshirjen dhe menaxhimin ndërkombëtar të projekteve. Të gjithë partnerët janë të përkushtuar të ofrojnë rezultate me cilësi të lartë në mënyrë efikase dhe në përputhje të plotë me buxhetin e projektit dhe rregulloret e EACEA.